[location-weather id="860"]

“Çele Rrugën” – Fushatë që fuqizon të rinjtë dhe promovon mundësi të barabarta për punësim

Punësimi i të rinjve mbetet një nga sfidat më të rëndësishme në Kosovë. Përtej gjetjes së një vendi pune, shumë të rinj përballen me mungesë të orientimit në karrierë, përvojës praktike dhe mundësive për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Për të adresuar këto sfida, në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjëve Përmes Mundësive të Reja – YEEP II”, është zhvilluar fushata ndërgjegjësuese “Çele Rrugën”, e cila synon të promovojë fuqizimin e të rinjve dhe rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për zhvillimin e tyre profesional.

Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve publike, sektorit privat, organizatave të shoqërisë civile, prindërve dhe komunitetit për rëndësinë e investimit në potencialin e të rinjve. Përmes mesazheve frymëzuese dhe shembujve konkretë, “Çele Rrugën” promovon rëndësinë e mbështetjes së të rinjve në rrugëtimin e tyre drejt punësimit, vetëpunësimit dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.

Në kuadër të projektit YEEP II, qindra të rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë përfituar nga programe për zhvillimin e aftësive jetësore dhe të punësimit, trajnime profesionale, mentorim, praktika në biznese, mbështetje për ndërmarrësi dhe aktivitete të orientimit në karrierë. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë kompetenca të kërkuara në tregun e punës, të rrisin vetëbesimin dhe të krijojnë mundësi konkrete për punësim ose vetëpunësim.

Një element i rëndësishëm i fushatës është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të krijohen politika dhe mundësi që u përgjigjen nevojave reale të të rinjve dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Përmes videove, materialeve promovuese, publikimeve në rrjetet sociale dhe aktiviteteve publike, fushata “Çele Rrugën” ka përcjellë mesazhin se çdo i ri meriton mundësinë për të zhvilluar potencialin e tij. Investimi në aftësitë, edukimin dhe punësimin e të rinjve është investim në të ardhmen e Kosovës.

Projekti Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjëve Përmes Mundësive të Reja – YEEP II implementohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Children’s Villages Worldwide (CVW). Përmes bashkëpunimit me partnerë lokalë, institucione publike dhe sektorin privat, projekti synon të përmirësojë punësueshmërinë, përfshirjen sociale dhe perspektivën ekonomike të të rinjve.

Fushata “Çele Rrugën” është një thirrje për institucione, biznese, organizata dhe gjithë shoqërinë që të kontribuojnë në krijimin e mundësive reale për të rinjtë. Kur të rinjtë mbështeten për të zhvilluar potencialin e tyre, ata bëhen faktor kyç për një shoqëri më të qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të zhvilluar.

Wizz Air hap bazën operative në Prishtinë, investon rreth 100 milionë dollarë

Të ngjajshme

Wizz Air hap bazën operative në Prishtinë, investon rreth 100 milionë dollarë