Pas prezantimit të lineup-it të folësve, Binance Online nis nesër, më 13 maj, duke sjellë më shumë se katër orë diskutime dhe intervista me disa nga figurat më të njohura të industrisë së kriptos, tregjeve financiare dhe teknologjisë.
Eventi virtual organizohet nga Binance dhe vjen në një periudhë kur temat si inteligjenca artificiale, stablecoin-et, tokenizimi dhe adoptimi institucional i aseteve digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në tregjet globale.
Në mesin e emrave të konfirmuar janë Adam Back, CEO i Blockstream dhe një nga figurat më të hershme të lëvizjes cypherpunk; CZ, themelues i Binance dhe Giggle Academy; Anthony Pompliano, themelues dhe CEO i Professional Capital Management; si dhe Rob Goldstein, COO i BlackRock, kompania më e madhe e menaxhimit të aseteve në botë.
Programi do të përfshijë gjithashtu Chamath Palihapitiya, Brad Garlinghouse nga Ripple, Lily Liu nga Solana Foundation, Guy Turner dhe Nic Puckrin nga Coin Bureau, si dhe Yi He dhe Richard Teng nga Binance.
Sipas Binance, eventi është konceptuar si një hapësirë më interaktive për komunitetin global të kriptos, duke kombinuar diskutimet mbi tregjet, blockchain-in, AI dhe financën digjitale me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të audiencës.
Përveç diskutimeve dhe intervistave, gjatë programit do të ketë edhe shpërblime për komunitetin në vlerë prej 10,000 dollarësh. Eventi mbështetet nga partnerë si Fusionist, Pixels, Chromia, Epic dhe Zerobase.
Një pjesë e kontributeve do të shkojë edhe për iniciativa edukative. Binance ka bërë të ditur se 35,000 dollarë do të dhurohen për UZH Blockchain Center në Universitetin e Cyrihut, për mbështetjen e studentëve në programin veror “Deep Dive into Blockchain”, ndërsa 15,000 dollarë do të ndahen për Geeks Academy në Kirgistan, për zgjerimin e qasjes në kurse online mbi kriptovalutat dhe teknologjinë blockchain.
Binance Online nis më 13 maj nga ora 11:00 UTC dhe do të transmetohet online përmes Binance Square.