[location-weather id="860"]

Suksesi i shqiptarit Zeqiri, Fresha kap vlerësimin e 1 miliard dollarëve

Startup-i i rezervimeve për industri të bukurisë dhe wellness, Fresha, me bashkëthemelues shqiptarin William Zeqiri, ka arritur një vlerësim prej 1 miliard dollarësh, pasi siguroi një investim prej 80 milionë dollarësh nga fondi global KKR Next Generation Technology Growth.

Fresha është kthyer në një nga platformat më të mëdha globale për rezervime në sallone bukurie dhe shërbime wellness, duke operuar në shumë tregje ndërkombëtare dhe duke lidhur miliona përdorues me biznese të industrisë së bukurisë.

Suksesi i Fresha po konsiderohet si një tjetër histori frymëzuese për ekosistemin teknologjik shqiptar dhe rajonal, duke dëshmuar se kompani me themelues nga Kosova dhe Ballkani mund të ndërtojnë produkte globale dhe të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Investimi i ri pritet të ndihmojë kompaninë në zgjerimin e mëtejshëm të teknologjisë, produkteve dhe pranisë globale në industrinë e beauty-tech

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51

Të ngjajshme

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51