[location-weather id="860"]

“Wolt, qendra tregtare dixhitale në xhepin e konsumatorëve”, revolucioni i motorëve blue në Kosovë

Në një intervistë për Publika Podcast “Kosovo Talks”, Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm  i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, foli për rritjen e shpejtë të platformës në tregun kosovar dhe shqiptar, duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si një rajon “tejet të etur për teknologji dhe risi të reja”.

Sipas tij, qasja ndaj Wolt ka qenë jashtëzakonisht pozitive që nga dita e parë, si nga konsumatorët ashtu edhe nga bizneset lokale. Ai kujtoi se në fillimet e operimit, kërkesa e bizneseve për t’u bërë pjesë e platformës ishte aq e lartë, sa ekipi nuk arrinte ta përballonte ritmin e regjistrimeve dhe onboardimit.

Sot kemi rreth 1000 biznese të regjistruara në Kosovë dhe numri vazhdon të rritet çdo muaj. Mbi 150 biznese të reja regjistrohen vazhdimisht dhe edhe numri i klientëve është në rritje. Ekosistemi po funksionon siç duhet”, tha Dragoj.

Ai theksoi se për bizneset nuk ka asnjë kosto hyrëse për t’u bërë pjesë e platformës Wolt, pasi çdo proces mbulohet nga kompania, duke filluar nga regjistrimi deri te integrimi në platformë.

Ka vetëm përfitime. Shumica e bizneseve që janë pjesë e platformës i kanë tejkaluar pritshmëritë e tyre. Ka pasur raste kur shitjet janë shumëfishuar”, deklaroi ai.

Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt Kosovë & Shqipëri

Dragoj ndau edhe historinë e një biznesi të vogël fast-food që ishte pranë mbylljes për shkak të kostove operative, por pas hyrjes në Wolt, shitjet iu rritën pesëfish.

Ishte duke e mbyllur biznesin. U bë pjesë e platformës dhe niveli i shitjeve u pesëfishua. Sa më shpejt të bëhesh pjesë e platformës, aq më mirë është për biznesin afatgjatë”, tha ai, duke e përshkruar Wolt si “një mini-qendër tregtare dixhitale që e mban në xhep”.

Në intervistë, Dragoj foli edhe për ndikimin e teknologjisë në jetën e përditshme dhe mënyrën se si Wolt po lidh njerëzit përtej distancave. Ai kujtoi rastin e një emigranti shqiptar në Gjermani, i cili përmes Wolt bënte pazarin javor për nënën e tij në Shqipëri.

Wolt i shkrin distancat. Sot mund të bësh porosi apo dhurata për njerëzit e afërt, pavarësisht ku ndodhesh”, tha ai.

Duke folur për zgjerimin e platformës, Dragoj konfirmoi se Wolt pritet të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës gjatë këtij viti.

Ndërsa në rubrikën “Mit apo e vërtetë”, ai tha me humor se korrierët e Wolt-it e njohin Prishtinën, Ferizajn dhe Prizrenin më mirë sesa Google Maps.

Sa herë e kam provu Google Maps, më shumë më ka ngatërru sesa më ka ndihmu”, u shpreh ai.

Në fund, Dragoj theksoi se fokusi kryesor i Wolt nuk është marketingu agresiv, por përvoja e konsumatorit.

“Njerëzit sot janë shumë të angazhuar. Wolt krijon më shumë kohë për veten, familjen dhe jetën e përditshme”, përfundoi ai

Shiko Podcastin e PLOTË

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51

Të ngjajshme

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51