Në më pak se dy vjet, Wolt po a vazhon zgjerimin dhe prezencën në mbarë Kosovën, duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë për mijëra qytetarë, familje dhe profesionistë të lëmive të ndryshme. Sot, Wolt operon në qytetet kryesore të vendit si Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe, së fundmi, në Gjilan, ku platforma u lansua vetëm një muaj më parë.
Zgjerimi në qytetin e katërt është pjesë e strategjisë së Wolt për të mbuluar të gjithë tregun e Kosovës. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026, pritet që edhe një qytet tjetër në Kosovë t’i bashkohet rrjetit të shpërndarësve ikonikë me ngjyrë blu të Wolt.
Me mbi 1,500 biznese partnere lokale dhe më shumë se 550 partnerë të shpërndarjes, Wolt është shndërruar në platformën më të madhe të tregtisë lokale në Kosovë. Më herët gjatë këtij viti, kompania prezantoi një dizajn të ri të aplikacionit për ta bërë navigimin edhe më të lehtë, ndërsa më pas lansoi funksionin Split Payments për porositë në grup, i cili u mundëson përdoruesve të bëjnë një porosi të përbashkët, ndërsa secili paguan pjesën e vet individualisht.
Duke operuar gjatë gjithë vitit, Wolt vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve dhe shërbimeve, duke u mundësuar përdoruesve të porosisin gjithçka, nga ushqimet e restoranteve deri te produktet farmaceutike, artikujt e bukurisë dhe nevojat e përditshme – të gjitha që dorëzohen shpejt dhe me besueshmëri në derën e secilit.
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten dhe shumë familje përgatiten për pushime apo fundjava jashtë qytetit, Wolt e bën blerjen edhe më të lehtë. Me vetëm disa klikime në aplikacion, përdoruesit mund të porosisin gjithçka që u nevojitet për pushimet e tyre, pa humbur kohë duke vizituar disa dyqane nëpër qytet.
Platforma ofron më shumë se 100 produkte esenciale për sezonën e verës, duke përfshirë kremra mbrojtës nga dielli, aksesorë plazhi, lodra me fryrje, pajisje për zhytje, produkte të kujdesit personal, artikuj të ndihmës së parë, pajisje për udhëtim, elektronikë, pije freskuese, ushqime të lehta dhe shumë produkte të tjera sezonale nga bizneset lokale të besueshme në Prishtinë.
“Qoftë nëse po qëndroni në Prishtinë, po prisni familjarë dhe miq nga jashtë apo po përgatiteni për pushimet verore, Wolt e bën blerjen e përditshme të thjeshtë, të shpejtë dhe të përshtatshme,” tha Lisandri Dragoj, Përfaqësues i Wolt për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Nga kremrat mbrojtës dhe aksesorët e plazhit, te produktet me fryrje, artikujt bazë të supermarketit dhe produktet nga dyqanet lokale të specializuara, përdoruesit mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për verën në një vend të vetëm, duke mbështetur njëkohësisht bizneset lokale që janë në zemër të operimeve tona. Qëllimi ynë është t’u kursejmë njerëzve kohë, në mënyrë që ata të përqendrohen në atë që ka më shumë rëndësi, krijimin e kujtimeve të paharrueshme verore me njerëzit e tyre më të dashur.”
Misioni i Wolt është të transformojë qytetet duke sjellë më shumë lehtësi në jetën e përditshme të qytetarëve, familjeve dhe profesionistëve të shumtë. Platforma krijon gjithashtu mundësi të reja për bizneset lokale dhe perspektiva punësimi për të rinjtë.
Rreth Wolt
Wolt është një kompani teknologjike me seli në Helsinki, e themeluar me misionin për të sjellë më shumë lehtësi, thjeshtësi dhe mundësi fitimi në komunitetet anembanë botës. Wolt zhvillon një platformë të tregtisë lokale që lidh njerëzit që dëshirojnë të porosisin ushqim, produkte ushqimore dhe artikuj të tjerë të përditshëm me bizneset lokale dhe partnerët korrierë. E themeluar në vitin 2014, Wolt iu bashkua kompanisë DoorDash (NASDAQ: DASH) në vitin 2022. Sot, DoorDash operon në më shumë se 40 shtete të botës. Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të Wolt.