[location-weather id="860"]

Lansohet faqja e Fondacionit “Leotrim Ahmeti”, Isak Neziri  bën thirrje për mbështetje

Isak Neziri, themelues i Fondacionit “Leotrim Ahmeti”, ka bërë të ditur se në kujtim të Leotrimit do të vazhdojnë të ndahen bursa për nxnënësit në nevojë në të gjithë Kosovën. 

Përmes një mesazhi emocional, Neziri ka theksuar se kujtimi i Leotrimit do të jetojë përmes mundësive që do t’u ofrohen fëmijëve për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Kosovë.

Njëherësh, ai ka ftuar që tashmë të gjithë qytetarët pa dallim, në Kosovë dhe mërgatë mund të kontribuojnë direkt për të rritur numrin e bursave për nxënësit.

Sipas tij, Fondacioni “Leotrim Ahmeti”, i themeluar në Gjermani, tashmë ka ndarë 30 bursa për nxënësit në Kosovë, ndërsa mbështetja për fëmijët në nevojë për shkollim do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme me një numër edhe më të madh përfituesish.

Fondacioni synon të krijojë mundësi të barabarta për arsimim, duke kontribuar në zhvillimin e brezave të rinj dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për fëmijët në Kosovë.

Të gjithë qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë që dëshirojnë të kontribuojnë për ta mbajtur gjallë këtë kujtim, mund të mbështesin fondacionin përmes faqes zyrtare:

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë

Të ngjajshme

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë