Është publikuar traileri më i ri i filmit të shumëpritur “Peaky Blinders”, duke ngritur entuziazmin e fansave në kulm.
Pamjet e reja tregojnë rikthimin e Tommy Shelby, i luajtur nga aktori i njohur Cillian Murphy, në Birmingham në vitin 1940, teksa Lufta e Dytë Botërore afrohet.
Një nga surprizat më të mëdha të trailerit është zbulimi i djalit të tij, Duke, i cili luhet nga aktori Barry Keoghan. Në pamje, Duke duket se po udhëheq grupin “Peaky Blinders” në mungesë të babait të tij.
Edhe pse ishte bërë e ditur më herët se Barry Keoghan do të ishte pjesë e filmit, kjo është hera e parë që konfirmohet se ai interpreton rolin e djalit të Tommy Shelby.
Fansat tashmë mund të shikojnë trailerin e plotë online, ndërsa pritshmëritë për filmin vazhdojnë të rriten./JoE/