[location-weather id="860"]

Ligji për inovacion dhe ndërmarrësi – Kosova përshpejton procedurat

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, i cili parashikon krijimin e Fondit për Inovacion.

Sipas saj, miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që lidhen me Planin e Rritjes me BE-në dhe synon të mbështesë ndërmarrjet e reja dhe ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë kreative në Kosovë.

Ligji parashikon themelimin e Fondit për Inovacion brenda ministrisë, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për individë dhe biznese me ide inovative përmes granteve, kredive të buta dhe programeve për digjitalizim, ngritje kapacitetesh dhe zhvillim të infrastrukturës inovative, përfshirë inkubatorë dhe qendra inovacioni.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut me komunitetin e biznesit për adresimin e barrierave, rritjen e prodhimit vendor dhe forcimin e konkurrueshmërisë.

Ndërkohë, sfidë mbetet niveli i ulët i investimeve publike në kërkim dhe inovacion, të cilat aktualisht janë nën objektivin ligjor prej 0.7% të buxhetit të përgjithshëm.

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh

Të ngjajshme

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh