[location-weather id="860"]

Isak Neziri: Në Hagë po vihet në provë e vërteta e luftës sonë – nënshkruani peticionin për drejtësi!

Politikani dhe biznesmeni i suksesshëm Isak Neziri, i cili vepron mes Kosovës dhe Gjermanisë ka bërë thirrje publike për nënshkrimin e peticionit të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në prag të vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Neziri e cilësoi momentin si vendimtar duke theksuar se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Jemi në një moment vendimtar kur askush prej nesh nuk duhet të qëndrojë indiferent. Në Hagë nuk po gjykohen vetëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, por po vihet në provë vetë e vërteta e luftës sonë çlirimtare dhe dinjiteti i sakrificës sonë për liri,” ka shkruar Neziri.

Peticioni, i nënshkruar nga luftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe mbështetës të Luftës Çlirimtare të Kosovës, kërkon që vendimi të bazohet ekskluzivisht në prova dhe fakte, me respektim të plotë të të drejtave themelore dhe të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi,” thekson Neziri, duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e zërit që kërkon një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Linku i plotë i postimit: https://www.facebook.com/share/p/1B6FFgqJRw/

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh

Të ngjajshme

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh