[location-weather id="860"]

“Bordi i Paqes” i Trump – cilat janë shtetet pjesëmarrëse dhe çfarë roli ka?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zyrtarizuar edhe në Washington DC strukturën e re globale të quajtur “Board of Peace” (Këshilli i Paqes) me qëllim të promovimit të paqes dhe rindërtimit pas konflikteve globale, duke përfshirë edhe konfliktin në Gaza.

Ky organizëm, i promovuar nga Trump, synon të jetë një trup ndërkombëtar që mbledh vende të ndryshme për të koordinuar rindërtimin dhe stabilizimin e zonave të luftuara dhe për të zgjidhur kriza globale – edhe pse qëllimi i tij ka nxitur debate dhe skepticizëm në nivel ndërkombëtar.

Në listën e vendeve që janë përfshirë në këtë Board of Peace deri më tani bëjnë pjesë:
Argentina
Albania
Armenia
Azerbajxhani
Bahraini
Belorusia
Bullgaria
Kamboxhia
Egjipti
El Salvadori
Hungaria
Indonezia
Izraeli
Jordan
Kazakistani
Kuvajti
Kosova
Mongolia
Maroku
Pakistani
Paraguai
Qatar
Arabia Saudite
Turqia
Emiratet e Bashkuara Arabe
Uzbekistani
Vietnami

Qëllimi zyrtar i këshillit është të mbledhë fonde dhe kontribute për rindërtimin, për të ndihmuar stabilizimin dhe për të krijuar një paqe afatgjatë në rajone të ndikuara nga lufta. Megjithatë, iniciativa ka hasur në kritika dhe skepticizëm nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe aleatë të tjerë, të cilët kanë hezituar të marrin pjesë në këtë format jashtë strukturave tradicionale të OKB-së.

Takimi i parë zyrtar i Board of Peace u zhvillua në Uashington, ku u njoftuan edhe fondet e para për rindërtimin e Gazës dhe kontributet e disa shteteve për këtë iniciativë.

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë

Të ngjajshme

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë