[location-weather id="860"]

PDK mblidhet sot, Bedri Hamza kandidati kryesor por Enver Hoxhaj ende s’ka zyrtarizim

Partia Demokratike e Kosovës mban sot Konventën e Jashtëzakonshme, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri pas dorëheqjes së Memli Krasniqit disa ditë më parë. Kjo konventë konsiderohet një ndër momentet më të rëndësishme të viteve të fundit për strukturat dhe të ardhmen politike të PDK-së.

Në garë për të marrë drejtimin e partisë janë Bedri Hamza, nënkryetar i PDK-së dhe ish-ministër i Financave, si dhe Enver Hoxhaj, ish-kryediplomat dhe ish-kryetar UD i PDK-së. Edhe pse Hoxhaj deri në orët e fundit nuk e ka bërë zyrtare kandidaturën e tij, ai vazhdon të shihet si një nga emrat qendrorë në diskutimet brenda strukturave të partisë.

Konventa pritet të mbahet të hënën pasdite, dhe ende nuk janë bërë publike kandidaturat zyrtare.

Publika do të përcjellë në kohë reale zhvillimet nga Konventa e PDK-së.

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh

Të ngjajshme

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh