Analisti Albert Krasniqi ka komentuar dëshminë e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë.
Ai ka vlerësuar se në këtë proces gjyqësor po shihet një kontrast i madh në peshën e dëshmive.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mbrojtja po sjell ish-diplomatë amerikanë e ish-gjeneralë të NATO-s, kurse prokuroria dëshmitarë që ankohen për bukë të ftohtë.
“Në Gjykatën Speciale po shihet një kontrast i madh në peshën e dëshmive. Mbrojtja po sjell ish-gjeneralë të NATO-s dhe përfaqësues amerikanë, njerëz me rol real në ngjarjet e luftës. Ndërkaq, prokuroria mbështetet te dëshmitarë që ankohen për bukë të ftohtë dhe që vetë thonë se “nuk kanë qenë normalë” kur kanë deklaruar kundër UÇK-së. Kur bëhet fjalë për drejtësi dhe të vërtetën historike, besueshmëria e dëshmitarëve ka rëndësi. E deri më tani, peshorja anon qartë”, ka shkruar Krasniqi.