[location-weather id="860"]

Ish-kandidati për Asamble, Naser Krasniqi jep dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren

Naser Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga partia përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e tij, Krasniqi i është drejtuar kryetarit të Qendrës së VV-së në Prizren, Artan Abrashi, duke theksuar se vendimi vjen pas një reflektimi personal dhe me respekt për bashkëpunimin dhe përvojat e ndara gjatë kësaj kohe.

“Përmes këtij mesazhi ju njoftoj se kam vendosur të dorëhiqem nga anëtarësia ime në Lëvizjen Vetëvendosje. Ky vendim vjen pas një reflektimi personal dhe me respekt të plotë për bashkëpunimin dhe përvojën që kemi ndarë gjatë kësaj kohe,” ka shkruar ai.

Krasniqi gjithashtu ka falënderuar për mundësitë dhe mbështetjen që ka pasur gjatë angazhimit të tij në subjektin politik.

Dorëheqja e tij vjen një ditë para raundit të balotazhit në Prizren, dhe shihet si një goditje për VV-në në Prizren.

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë

Të ngjajshme

Injorimi i gazit amerikan, Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me veprimin e Qeverisë në detyrë