[location-weather id="860"]

Gjyqi në Hagë, Rama: Katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare, situata është shumë e rëndë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë promovimit në Prishtinë të librit “Kur heshtja flet” të Ahmet Shalës, ka reaguar ashpër ndaj Zyra e Prokurorit të Specializuar pas kërkesës për dënime deri në 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Rama e cilësoi procesin si “katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare, për Europën dhe për Perëndimin demokratik”, duke thënë se situata është “shumë, shumë e rëndë”.

Ai deklaroi se përpjekja për dënime të përjetshme përbën “varrosje për së gjalli” dhe “pengmarrje politike”, ndërsa theksoi se ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është provuar asnjë veprim i krahasueshëm me krimet për të cilat janë dënuar figura si Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq.

Ai kërkoi angazhim më të madh nga Shqipëria dhe Kosova, duke vënë në pikëpyetje rolin e Këshilli i Europës në këtë proces.

Binance mbetet e përkushtuar ndaj përdoruesve të saj evropianë dhe do të vazhdojë të operojë në përputhje me ligjin në fuqi

Të ngjajshme

Binance mbetet e përkushtuar ndaj përdoruesve të saj evropianë dhe do të vazhdojë të operojë në përputhje me ligjin në fuqi