Kërkimet e reja të realizuara nga studiues në Erasmus University Rotterdam dhe Tilburg University tregojnë se në kushtet ideale, jetëgjatësia maksimale për njeriun duket të jetë rreth 114.1 vjet për meshkujt dhe 115.7 vjet për femrat.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 75 000 personave për një periudhë 20 vjeçare, dhe zbuluan se, megjithëse jetëgjatësia mesatare ka rritur në dekadat e fundit, mosha më e madhe që arrihet ende nuk ka pësuar ndryshim të ndjeshëm.
Këto zbulime vijnë ndërkohë që rekordi botëror për jetëgjatësi mbetet mbi këtë shifër – për shembull, femra franceze Jeanne Louise Calment, e cila jetoi deri në 122 vjet e 164 ditë.