Pas lajmit për faljen e themeluesit të kompanisë Binance, Changpeng Zhao (CZ), kompania më e madhe e kriptovalutave në botë njoftoi se do të vazhdojë me përkushtim të plotë misionin e saj global – ndërtimin e një ekosistemi të sigurt, transparent dhe të orientuar drejt përdoruesve.
Zëdhënësja e kompanisë Binance deklaroi se kompania po hyn në një fazë të re me një ndjenjë të ripërtërirë qëllimi:
“Në Binance, puna jonë vazhdon me energji të re dhe me një vizion të qartë. Ne po ndërtojmë kapitullin e ardhshëm, të përqendruar në rritjen e qasjes përmes uljes së tarifave, forcimit të besimit dhe nxitjes së inovacioneve globale. Jemi të gatshëm të mbështesim politikëbërësit në SHBA dhe në mbarë botën në përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme financiare më të hapur dhe më të qasshme për të gjithë.”
Siç thekson kompania, vizioni i CZ jo vetëm që e pozicionoi Binance si bursën më të madhe të kriptovalutave në botë, por ndikoi ndjeshëm edhe në zhvillimin e vetë industrisë së kriptos. Binance mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi që u mundëson përdoruesve anembanë botës një rrugë më të thjeshtë, më të sigurt dhe më të qasshme drejt shërbimeve financiare.