“Deliver Us To Fútbol” është emri i fushatës së parë ndërkombëtare të përbashkët të kompanive DoorDash, Deliveroo dhe Wolt, e cila është lansuar në kuadër të partneritetit zyrtar me FIFA World Cup 2026™. Fushata synon të festojë pasionin e tifozëve për futbollin dhe ritualet që e shoqërojnë përvojën e ndjekjes së ndeshjeve në mbarë botën.
Si Partner Zyrtar për Shërbimet On-Demand Delivery dhe Platformë Zyrtare për Rezervime në Restorante të FIFA World Cup 2026™, grupi DoorDash – ku bën pjesë edhe Wolt – synon të jetë pranë tifozëve gjatë gjithë turneut, duke u ofruar mënyra më të lehta për të porositur ushqim, produkte dhe për të organizuar përvojën e tyre të ndjekjes së ndeshjeve.
Fushata e re, e titulluar “Deliver Us To Fútbol”, sjell në qendër emocionet, supersticionet dhe zakonet që karakterizojnë tifozët gjatë Kupës së Botës. Spoti kryesor ndjek historinë e një korrieri që bëhet pjesë e atmosferës së turneut, ndërsa ndihmon tifozët të përgatiten për ndeshjet dhe momentet më të rëndësishme të kampionatit.
Sipas Gina Igwe, Zëvendëspresidente për Brendin dhe Marketingun e Konsumatorëve në DoorDash, Kupa e Botës ka aftësinë të ndryshojë ritmin e përditshëm të jetës së njerëzve.
“Oraret e gjumit ndryshojnë, rezervimet organizohen sipas ndeshjeve dhe tifozët krijojnë rituale të veçanta për ditët e ndeshjeve. Kjo fushatë tregon mënyrën se si DoorDash, Deliveroo dhe Wolt i mbështesin tifozët në ato momente, në mënyrë që ata të fokusohen tek ajo që ka më shumë rëndësi – futbolli.”
Kjo është hera e parë që DoorDash, Deliveroo dhe Wolt bashkojnë forcat në një fushatë të vetme globale marketingu, duke reflektuar shtrirjen ndërkombëtare të grupit dhe rolin gjithnjë e më të madh që platformat e shpërndarjes po luajnë në jetën e përditshme të konsumatorëve.
Për Kosovën, ku Wolt vazhdon zgjerimin e operacioneve në qytete të reja, kjo fushatë vjen si pjesë e një strategjie më të gjerë globale për të afruar tifozët me emocionet e ngjarjes më të madhe sportive në botë, duke e bërë përvojën e ndjekjes së FIFA World Cup 2026™ më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përshtatshme.