[location-weather id="860"]

“Vjedhje me shije”, 15 ton karamele vidhen nga një kamion i parkuar pranë autostradës në Gjermani

Një kontejner i ngarkuar me rreth 15 ton “karamele” është vjedhur nga një kamion i parkuar pranë një autostrade gjermane, tha policia të mërkurën.

Shoferi e la automjetin pa mbikëqyrje për gjithë ditën pasi e parkoi atë në një stacion servisi në autostradë pranë qytetit verior të Neustadt-Glewe të martën në mëngjes rreth orës 7:45 të mëngjesit, tha policia në një deklaratë.

Kur 41-vjeçari u kthye rreth orës 8:45 të mbrëmjes, kontejneri ishte zhdukur – dhe me të 250,000 euro (288,400 dollarë) me ngarkesën e tij të shijshme të karameleve.

Policia ka nisur një hetim dhe po kërkon për karamelet.

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51

Të ngjajshme

Lumnije Rakaj, zëri i gruas së guximshme nga Prizreni që synon Kuvendin e Kosovës me numër 51