Wolt Kosova ka nisur një seri të re videosh që synon të promovojë bizneset vendore dhe historitë e tyre të suksesit në platformë. Videoja e parë e kësaj serie i kushtohet MyShawarma, një nga brendet e njohura të gastronomisë që është rritur me shpejtësi në Kosovë dhe ka krijuar një lidhje të fortë me konsumatorët.
Kjo nismë synon të tregojë se si bizneset lokale po zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe po arrijnë më shumë klientë përmes platformave digjitale si Wolt, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore për komunitetin.
MyShawarma filloi si një ide e thjeshtë për të sjellë një koncept autentik që më parë nuk kishte ekzistuar në Kosovë. Sot, ky brend operon me 11 lokacione në të gjithë vendin, duke mirëpritur çdo ditë një numër të madh klientësh.
“Filloi si një koncept i thjeshtë – të ofrojmë një shije autentike për të gjithë konsumatorët tanë. Ishte diçka e re për Kosovën, një koncept që nuk kishte ekzistuar më parë këtu. Sot operojmë me 11 lokacione në Kosovë dhe jemi shumë të kënaqur me besimin e klientëve dhe me numrin gjithnjë në rritje të njerëzve që na vizitojnë. Besojmë se secili mund të gjejë diçka për veten në këtë koncept – nga të rinjtë, familjet e deri te grupe të tjera konsumatorësh,” ka thënë një përfaqësues i MyShawarma.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, partneriteti me Wolt ka ndihmuar ndjeshëm në zgjerimin e biznesit dhe në arritjen e një audience më të gjerë.
“Partneriteti ynë me Wolt na ka ndihmuar shumë për të kuptuar një dimension tjetër të rritjes së biznesit – zgjerimin përmes platformës së Wolt, e cila është shumë inovative dhe tërheqëse. Sot kemi rritur bazën e klientëve dhe jemi në gjendje të ofrojmë shërbimet tona përtej lokacioneve tona fizike,” shtoi ai.
Po ashtu, sipas tyre, hyrja e Wolt në tregun e Kosovës ka lehtësuar operimin e përditshëm dhe ka rritur efikasitetin e shërbimit.
“Që nga hyrja e Wolt në treg, operimet tona janë bërë shumë më të lehta. Na ka ndihmuar të arrijmë te konsumatorët në çdo kohë dhe kudo. Kemi zgjeruar kapacitetin e dërgesave, kemi forcuar operacionet dhe kemi përmirësuar shpejtësinë dhe efikasitetin e shërbimit. Wolt është bërë një partner kyç në rritjen e brendit tonë dhe në modernizimin e mënyrës se si bëjmë biznes në Kosovë.”
Përmes kësaj serie videosh, Wolt Kosova synon të vazhdojë të promovojë historitë e suksesit të bizneseve vendore, duke treguar se si platformat digjitale mund të ndihmojnë në rritjen e bizneseve, në zgjerimin e dukshmërisë dhe në lidhjen e tyre me më shumë konsumatorë në gjithë vendin.
VIDEO: https://www.instagram.com/reel/DV1RcxmjK7O/?igsh=eWp2b2ZibmV6eWRm