[location-weather id="860"]

Osmani apo Jashari – voto në sondazhin online të Gazetës Publika

Brenda më pak se dy javësh, Kosova duhet të zgjedhë Presidentin e ri të vendit, në të kundërtën rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare – të tretat brenda më pak se dy vitesh.

Situata politike mbetet e ndjeshme, ndërsa në opinion publik kanë filluar të qarkullojnë disa emra potencialë për postin e Presidentit. Dy nga emrat më të përmendur janë Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, si dhe gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i cili vjen nga familja historike Jashari.

Zhvillimet e ditëve në vijim pritet të jenë vendimtare për stabilitetin institucional dhe drejtimin politik të vendit. Zgjedhja e Presidentit kërkon konsensus të gjerë politik, ndërsa dështimi për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend do ta çonte vendin drejt një tjetër procesi zgjedhor. Kryeministri Kurti deri më tani ka takuar kryetarët e PDK-së dhe LDK-së, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku.

Në këtë kontekst, Publika ka hapur një sondazh publik për të matur opinionin e qytetarëve lidhur me kandidaturën e preferuar për President të Republikës së Kosovës.

Qytetarët mund të votojnë për kandidatin që preferojnë përmes linkut të publikuar në faqen zyrtare në Facebook:

👉 https://www.facebook.com/photo?fbid=122208239516365379&set=a.122097133412365379

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh

Të ngjajshme

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh