Një model-influencere e cila është bërë virale për pamjen e saj “mahnitëse” dhe është quajtur nga ndjekësit si “gruaja më e bukur në botë”, nuk është ajo që dukej fillimisht.
Në platformën TikTok, profili njihet si Nia Noir dhe grumbullon rreth 2.5 milionë ndjekës, për shkak të fotoshopit dhe pamjes së saj të dukshme në videot e publikuara. Ajo gjithashtu drejton një faqe në një platformë përmbajtjesh për të rritur, ku promovon një imazh misterioz dhe flirtues, duke e përshkruar veten si “obsesionin tuaj të mesnatës” dhe duke ftuar ndjekësit të “vijnë në anën e errët”.
Edhe pse shumë fansa kanë lavdëruar bukurinë e saj, duke e cilësuar si “dhuratë nga qielli”, ka pasur edhe reagime të tjera kuptimplotë. Disa ndjekës janë shqetësuar dhe kanë vënë në dyshim nëse personi pas këtij profili është vërtet i gjallë apo jo – dhe zhvillimet tashmë kanë treguar se ajo mund të mos jetë një person real.
Sipas disa analizave të videot dhe përmbajtjeve të saj, është zbuluar se shumë nga imazhet dhe materialet e përdorura për të krijuar përmbajtje mund të jenë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI). Kjo ka çuar në tronditje dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të saj, të cilët janë ndjerë të mashtruar pasi kanë ndjekur për vite me radhë një “model perfekt”.
Njerëz të tjerë kanë vënë re edhe jo-përputhje në pamjen e fytyrës së saj nga një video në tjetrën, gjë që përforcon dyshimet se profili është krijuar me teknologji digjitale, dhe jo si një person real që jeton në botë.
Ky trend, ku personazhet fantastikë apo modelë digjitalë bëhen viralë në rrjete sociale, ngrit pikëpyetje rreth besueshmërisë së përmbajtjes online dhe ndikimit të intelgjencës artificiale në perceptimet e bukurisë njerëzore — sidomos kur shndërrohen në fenomene globale pa u verifikuar identiteti i tyre real