[location-weather id="860"]

Krasniqi për dëshmitë në Hagë: Mbrojtja po sjell ish-gjeneralë të NATO-s, prokuroria dëshmitarë që ankohen për bukë të ftohtë

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar dëshminë e gjeneralit amerikan Wesley Clark në Hagë.

Ai ka vlerësuar se në këtë proces gjyqësor po shihet një kontrast i madh në peshën e dëshmive.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mbrojtja po sjell ish-diplomatë amerikanë e ish-gjeneralë të NATO-s, kurse prokuroria dëshmitarë që ankohen për bukë të ftohtë.

“Në Gjykatën Speciale po shihet një kontrast i madh në peshën e dëshmive. Mbrojtja po sjell ish-gjeneralë të NATO-s dhe përfaqësues amerikanë, njerëz me rol real në ngjarjet e luftës. Ndërkaq, prokuroria mbështetet te dëshmitarë që ankohen për bukë të ftohtë dhe që vetë thonë se “nuk kanë qenë normalë” kur kanë deklaruar kundër UÇK-së. Kur bëhet fjalë për drejtësi dhe të vërtetën historike, besueshmëria e dëshmitarëve ka rëndësi. E deri më tani, peshorja anon qartë”, ka shkruar Krasniqi.

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh

Të ngjajshme

Një llogari për çdo treg: si po ndërton Binance një super-aplikacion me shumë klasa asetesh