Andreas Schjelderup, futbollist i klubit Benfica dhe përfaqësues i përfaqësueses së Norvegjisë, është ngarkuar nga autoritetet daneze për shpërndarje të një videoje të paligjshme, që përfshinte persona të mitur.
Në një deklaratë të postuar në Instagram, 21-vjeçari pranoi se bëri një “gabim budallaq” rreth dy vjet më parë, kur ishte huazuar te FC Nordsjælland në Danimarkë. Ai tha se pasi që mori videon, e dërgoi te një mik pa menduar për përmbajtjen apo statusin e saj ligjor, dhe menjëherë pas këshillës së mikut e fshiu atë.
Schjelderup theksoi se “ajo çka bëra nuk ishte ligjore dhe nuk është në rregull”, dhe deklaroi se është i gatshëm të përballet me pasojat që ka bërë. Ai gjithashtu kërkoi falje publike për viktimat, familjen dhe tifozët që ka zhgënjyer.
Në deklaratë thuhet se shkalla e dënimit të pritur është një dënim me kusht, ndërsa seanca e tij në gjykatë në Kopenhagë është caktuar më 19 nëntor 2025.